DermaClear?

DermaClear nga Alma Laser është sistemi më modern për hidrodermabrazion, i krijuar për pastrim të
thellë, eksfolim dhe hidratim intensiv të lëkurës. Me teknologji të trefishtë veprimi dhe solucionet aktive
të Alma, DermaClear largon papastërtitë, yndyrën, qelizat e vdekura dhe pikat e zeza, duke i rikthyer
lëkurës shkëlqimin dhe freskinë natyrale.

Çfarë trajton DermaClear?

Poret e bllokuara dhe pikat e zeza
Lëkurën e yndyrshme ose të kombinuar
Lëkurën e thatë dhe të dehidratuar

Teksturën e pabarabartë
Aknet e lehta
Lëkurën e zbehur dhe pa shkëlqim
Papastërtitë e grumbulluara prej makeup-it dhe smogut

Përfitimet kryesore të DermaClear – Alma Laser

Ky trajtim mund të zbutë vijat e holla dhe rrudhat në disa zona të fytyrës, qafës, dekoltesë apo duarve, si dhe do të zëvendësojë vëllimet e humbura për shkak të moshës, duke përfshirë:

Pastrimi i thellë i poreve

Teknologjia unike e thithjes me cikël të mbyllur heq pikat e zeza, papastërtitë dhe yndyrën e tepërt
pa irrituar lëkurën.

Eksfolim i kontrolluar

Koka speciale me systemin vortex dhe solucionet aktive largojnë qelizat e vdekura, duke përmirësuar
menjëherë teksturën.

Hidratim dhe ushqim intensiv

Serumet DermaClear depërtojnë thellë për të hidratuar, qetësuar dhe balancuar lëkurën, duke i dhënë një pamje të shëndetshme dhe të ndritshme.

Trajtim i sigurt për çdo tip lëkure

I përshtatshëm për:

  • lëkurë të yndyrshme
  • lëkurë sensitive
  • lëkurë me akne
  • lëkurë të thatë
  • fototipe të ndjeshme ndaj trajtimeve agresive

 

Rezultate të menjëhershme, pa downtime

Lëkura duket më e pastër, më e butë dhe më e hidratuar që pas seancës së parë.

Si funksionon DermaClear?

DermaClear përdor një sistem me tre faza:
1. Pastrim & Eksfolim
Koka me presioni me vakum heqin qelizat e vdekura dhe pastrojnë shtresën sipërfaqësore të lëkurës.

2. Thithje e thellë e poreve
Sistemi me cilinder rrotullues nxjerr papastërtitë nga porët, duke larguar sebumin, pikat e zeza dhe
bakteret.

3. Infuzion i serumeve aktive
Serume me acid laktik, acid salicilik, acid glikolik dhe përbërës qetësues depërtojnë në thellësi për
hidratim të menjëhershëm.

Rezultati?
Lëkurë më e pastër, më e lëmuar, më e ndritshme dhe më e balancuar.

Për kë rekomandohet DermaClear?

DermaClear është trajtimi ideal për:

  • persona me porë të bllokuara
  • lëkurë me yndyrë ose akne
  • lëkurë që ka nevojë për detox
  • ata që duan glow të menjëhershëm
  • përgatitje të lëkurës para trajtimeve të tjera estetike

 

Mund të bëhet nga adoleshentë deri te lëkurat më të pjekura, pa rrezik irritimi.

Sa shpesh rekomandohet trajtimi?

Një herë në 4–6 javë për mirëmbajtje të lëkurës.
Për lëkura shumë të yndyrshme ose me pore të bllokuara – çdo 2–3 javë.

Pse të zgjedhësh DermaClear nga Alma Laser?

✔ Teknologjia më e avancuar e hidrodermabrazionit

✔ Rezultate të dukshme që pas seancës së parë

✔ Pa skuqje të rëndë dhe pa downtime

✔ Kombinohet perfekt me NIR, laser, peelinge dhe RF

✔ Ideale si trajtim bazë për lëkurë të shëndetshme

✔ Më i fuqishëm se trajtimet e zakonshme të pastrimit të fytyrës