Radiofrekuenca Pixel (Pixel RF)

Pixel RF – Accent Prime është një trajtim i teknologjisë së lartë i bazuar në radiofrekuencë
mikrofractionale, i dizajnuar për rigjenerimin e lëkurës pa dëmtim të madh dhe me një periudhë shumë
të shkurtër rikuperimi. Pixel RF stimulon prodhimin e kolagjenit, përmirëson teksturën e lëkurës dhe
zbut shenjat e akneve, duke dhënë rezultate të dukshme dhe natyrale.

Përfitimet e Pixel Radiofrequency (Accent Prime)

Pixel RF ofron një gamë të gjerë përfitimesh estetike dhe dermatologjike:

1. Reduktim i rrudhave të imta.
Energjia mikrofractionale depërton në mënyrë të kontrolluar dhe stimulon rigjenerimin e kolagjenit,
duke zbutur rrudhat rreth syve, gojës dhe në të gjithë fytyrën.


2. Përmirësim i shenjave të akneve
Pixel RF ndihmon në rimodelimin e indeve dhe minimizon shenjat e vjetra të akneve, duke dhënë një
sipërfaqe më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme.


3. Ngushtim i porëve të zgjera
Mikrofractionimi termik shkakton tkurrje të porëve dhe stimulon prodhimin e fibrave të reja, duke
dhënë një pamje më të pastër dhe të rafinuar.


4. Uniformizim i tonit dhe teksturës së lëkurës
Trajtimi eliminon pjesërisht qelizat e dëmtuara sipërfaqësore dhe rrit aktivitetin qelizor, duke dhënë
lëkurë më të ndritshme dhe më të shëndetshme.


5. Përmirësim i lëshimit të lehtë të lëkurës
Ngrohja e kontrolluar e dermës shkakton shtrëngim të menjëhershëm dhe rimodelim të kolagjenit për
një kontur më të fortë dhe më të definuar të fytyrës.


6. Reduktim i strijave
Pixel RF është një ndër trajtimet më efikase

Si funksionon Pixel RF? – Mekanizmi i Teknologjisë

Pixel RF përdor radiofrekuencë mikrofractionale për të krijuar mijëra mikro-kolona termike në lëkurë. Këto mikro-impulse: depërtojnë në epidermë dhe dermë, stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës,
aktivizojnë procesin natyral të riparimit të lëkurës. Ndryshe nga laserat, energjia RF nuk ndikohet nga pigmenti, prandaj është e sigurt edhe për lëkurë të
errët dhe për t’u bërë në çdo sezon.

 

Procesi i trajtimit

Sa zgjat një seancë?
Një seancë zgjat mesatarisht 20–40 minuta, në varësi të zonës së trajtuar.

A është i dhimbshëm trajtimi?
Ndjesia është e ngjashme me ngrohtësi dhe pickime të lehta. Në zona sensitive mund të përdoret krem
anestezik.

Sa seanca duhen?

Zakonisht rekomandohen 2–4 seanca të ndara çdo 3–4 javë.

Kujdesi pas Pixel RF

Pas trajtimit, lëkura mund të jetë e skuqur dhe e ngrohtë për 12–48 orë. Rekomandohet:
shmangie dielli dhe përdorim SPF 50, hidratim i thellë, shmangie e makeup-it për 24 orë
të mos preket ose të mos fërkohet zona
Rezultatet përmirësohen gradualisht deri në 12 javë, ndërsa kolagjeni vazhdon të rritet.

Pse të zgjedhësh Pixel RF me Accent Prime?

✔ Teknologjia më e avancuar e Alma Laser

✔ E sigurt për çdo fototip lëkure

✔ Procedurë me downtime minimal

✔ Zgjidhje e shkëlqyer për teksturën, porët, rrudhat dhe aknet

✔ Kombinohet me Alma NIR, Erbium dhe peelinge për rezultate maksimale

✔ E përshtatshme për lëkurë sensitive dhe të prirur ndaj pigmentimit