Mezoterapi për Flokët
Mezoterapia e flokëve është një trajtim dermatologjik i avancuar që përdor mikroinjeksione të
vitaminave, mineraleve, aminoacideve, peptideve biomimetike dhe koenzimave për të stimuluar rritjen
e flokëve direkt në rrënjë (folikulin e flokut).
Përfitimet e Mezoterapisë për Flokët
Mbushësit dermalë ofrojnë një metodë të shpejtë dhe efektive për rinovimin e lëkurës. Procedura është minimalisht invazive me pak kohë rikuperimi. Rezultatet janë të dukshme menjëherë dhe stabilizohen pas 2 javësh. Ato vazhdojnë të përmirësohen për 3 muaj për shkak të stimulimit të kolagjenit. Mbushësit mund të korrigjojnë linjat, të shtojnë volum, të harmonizojnë tiparet e fytyrës dhe gjithashtu të ndihmojnë në ngritjen e saj. Ato janë të shkëlqyera në përmirësimin e lëkurës së plakur dhe i japin asaj një pamje më rinore.
Mbushësit me acid hialuronik janë të kthyeshëm pasi ato mund të treten me një enzimë të quajtur hialuronidazë (Hyalase) e cila e kthen mbushësin në ujë.
Çfarë trajton Mezoterapia për Flokët?
Është një nga trajtimet më efikase kundër rënies së flokëve te femrat dhe meshkujt.
- Rënie e flokëve (female & male hair loss)
- Alopecia androgjenike
- Alopecia postpartum
- Hollimin dhe dobësim e flokëve
- Luhatjet sezonale të rënie
- Flokët me sebum të lartxë
- Rritje të ngadaltë të flokëve
- Densitet të ulët dhe vijë frontale të dobët
Si funksionon Mezoterapia e Flokëve?
Trajtimi kryhet me mikroinjeksione shumë të holla në shtresën mezodermë, ku ndodhen rrënjët e
flokëve.
Përbërësit aktivë:
- hapin qarkullimin e gjakut,
- rrisin oksigjenimin e folikulave,
- aktivizojnë proteinat që nxisin rritjen,
- sigurojnë peptide dhe vitamina thelbësore për rigjenerim.
Rezultatet fillojnë të shihen gradualisht pas 3–5 javësh, ndërsa ndryshimet më të dukshme shfaqen pas 6–12 javësh.
Kush përfiton nga Mezoterapia për Flokët?
Ky trajtim rekomandohet për:
Femra me rënie sezonale, hormonale ose post-partum
Meshkuj me alopeci androgjenike
Persona me flokë të holluar nga stresi ose dieta
Persona që duan të përmirësojnë densitetin dhe volumin
Pacientë që kërkojnë alternativë ndaj trajtimeve agresive
E sigurt për çdo lloj lëkure dhe çdo fototip.
Sa seanca duhen?
Në mënyrë tipike rekomandohen:
4–8 seanca (1 herë në javë) në fazën intensive
1 seancë në muaj për mirëmbajtje
FAQs
Keni ndonjë pyetje që nuk është renditur më poshtë? Vizitoni faqen tonë të Pyetjeve të Shpeshta për të gjetur më shumë përgjigje dhe informacion rreth gamës sonë të plotë të procedurave me lazer, lëkurë, trup dhe kozmetikë.
A është i dhimbshëm trajtimi?
Mezoterapia realizohet me gjilpëra shumë të holla. Ndjesia është minimale dhe e tolerueshme. Mund të
aplikohet krem anestetik në skalp për komfort maksimal.
Pse të zgjidhni Mezoterapinë për Flokët?
✔ Ndërhyrje jo kirurgjikale dhe pa downtime
✔ Rezultate të shpejta dhe të dukshme
✔ Forcon rrënjën dhe cilësinë e flokut
✔ Redukton rënien kronike dhe sezonale
✔ Kombinohet me PRP, LED Therapy, Dermapen, Hair Filler
✔ Ideal për meshkuj dhe femra