---
title: "Dermapen 4"
url: "https://edenlaser.al/microneedling-dermapen-4/"
published: "2026-03-09T12:50:40+01:00"
modified: "2026-10-09T16:32:57+02:00"
description: "Dermapen 4 në Eden Laser Clinic, Tiranë. Informohuni për microneedling, shenjat e akneve, seancat dhe rikuperimin; kontaktoni për konsultë dhe çmimin."
language: "sq"
---

# Dermapen 4

Eden Laser Clinic · Tiranë

# Microneedling me Dermapen 4 në Tiranë

Dermapen 4 është një nga teknologjitë më të avancuara të microneedling, e përdorur në dermatologjinë estetike për të përmirësuar strukturën, tonin dhe cilësinë e lëkurës.

![Portret me teksturë natyrale të lëkurës](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/local-e91d282575-eden-lekure-natyrale-foto-e-permiresuar.webp)

[Teknologjia](https://edenlaser.al/microneedling-dermapen-4/#teknologjia) [Lëkura](https://edenlaser.al/microneedling-dermapen-4/#indikacionet) [Përfitimet](https://edenlaser.al/microneedling-dermapen-4/#perfitimet) [Pas trajtimit](https://edenlaser.al/microneedling-dermapen-4/#rikuperimi)

Microneedling · Dermapen 4

## Trajtim i avancuar Microneedling për rigjenerimin e lëkurës

**_Dermapen 4_** është një nga teknologjitë më të avancuara të microneedling, e përdorur në dermatologjinë estetike për të përmirësuar strukturën, tonin dhe cilësinë e lëkurës. Ky trajtim stimulon proceset natyrale të rigjenerimit të lëkurës duke nxitur prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, dy komponentët kryesorë që mbajnë lëkurën të fortë, elastike dhe të re.Falë teknologjisë së tij precize, Dermapen 4 krijon mikrokanale të kontrolluara në lëkurë, të cilat aktivizojnë mekanizmat e riparimit të indeve dhe rrisin ndjeshëm përthithjen e serumëve dhe substancave aktive.

![Specialistja e Eden Laser Clinic gjatë një trajtimi të fytyrës](https://edenlaser.al/wp-content/uploads/2026/10/eden-trajtim-fytyre-foto-e-permiresuar-768x1152.webp)

01 / Teknologjia

## Si funksionon trajtimi me Dermapen 4

Gjatë trajtimit, pajisja Dermapen 4 përdor mikro-gjilpëra sterile dhe njëpërdorimshe që depërtojnë në mënyrë vertikale në lëkurë me shpejtësi të lartë dhe thellësi të rregullueshme.Këto mikroshpime të kontrolluara:

- stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit
- përmirësojnë rigjenerimin e qelizave të lëkurës
- rrisin përthithjen e produkteve aktive si acid hialuronik, peptide dhe vitamina.

Rezultati është një lëkurë më e lëmuar, më e fortë dhe më e ndritshme.

02 / Lëkura

## Problemet e lëkurës që trajton Dermapen 4

Trajtimi me Dermapen 4 rekomandohet për shumë indikacione dermatologjike dhe estetike, përfshirë:

- rrudha dhe linja të holla
- shenja aknesh dhe cikatrice
- pore të zgjeruara
- njolla dhe hiperpigmentim
- teksturë jo uniforme të lëkurës
- humbje të elasticitetit
- strija në trup
- përmirësim të përgjithshëm të cilësisë së lëkurës.

![Portret me teksturë natyrale të lëkurës](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/local-e91d282575-eden-lekure-natyrale-foto-e-permiresuar.webp)

![Specialistja e Eden Laser Clinic gjatë një trajtimi të fytyrës](https://edenlaser.al/wp-content/uploads/2026/10/eden-trajtim-fytyre-foto-e-permiresuar-768x1152.webp)

03 / Përfitimet

## Përfitimet e microneedling me Dermapen 4

- stimulon prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës
- përmirëson tonin dhe strukturën e lëkurës
- trajtim minimalisht invaziv
- kohë rikuperimi e shkurtër
- rezultate natyrale dhe progresive
- i përshtatshëm për shumicën e tipeve të lëkurës.

![Portret me teksturë natyrale të lëkurës](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/local-e91d282575-eden-lekure-natyrale-foto-e-permiresuar.webp)

![Portret me teksturë natyrale të lëkurës](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/local-e91d282575-eden-lekure-natyrale-foto-e-permiresuar.webp)

Kujdes pas trajtimit

04 / Pas trajtimit

## Rikuperimi pas trajtimit

Pas trajtimit mund të shfaqet skuqje e lehtë dhe ndjesi ngrohtësie, e ngjashme me një djegie të lehtë nga dielli. Kjo zakonisht largohet brenda 24–48 orëve. Në ditët dhe javët në vijim, lëkura fillon procesin e rigjenerimit dhe përmirësimi bëhet gradualisht i dukshëm.

### Sa seanca nevojiten

Numri i seancave varet nga gjendja e lëkurës dhe problemi që trajtohet. Në shumicën e rasteve rekomandohen 3 deri në 6 seanca, të realizuara çdo 4–6 javë, për rezultate optimale dhe afatgjata.
