---
title: "Sculptra"
url: "https://edenlaser.al/sculptra/"
published: "2026-01-06T09:46:12+01:00"
modified: "2026-10-09T16:32:55+02:00"
description: "Sculptra me acid polilaktik në Tiranë për stimulimin e kolagjenit. Lexoni për zonat, seancat dhe kujdesin pas trajtimit në Eden Laser Clinic."
language: "sq"
---

# Sculptra

Eden Laser Clinic · Tiranë

# Sculptra

Sculptra është një trajtim estetik i avancuar që stimulon prodhimin natyral të kolagjenit, duke ofruarrezultate graduale, të qëndrueshme dhe shumë natyrale.

![Procedurë skinbooster në zonën e qafës](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/local-e17d3810aa-eden-skinbooster-foto-e-permiresuar.webp)

[Si funksionon Sculptra?](https://edenlaser.al/sculptra/#seksioni-2-si-funksionon-sculptra) [Për kë rekomandohet?](https://edenlaser.al/sculptra/#seksioni-3-per-ke-rekomandohet) [Zonat](https://edenlaser.al/sculptra/#seksioni-4-cfare-zonash-mund-te-trajtohen) [Si zhvillohet trajtimi?](https://edenlaser.al/sculptra/#seksioni-5-si-zhvillohet-trajtimi) [Pyetje të shpeshta](https://edenlaser.al/sculptra/#seksioni-6-faqs)

## Sculptra

Sculptra është një trajtim estetik i avancuar që stimulon prodhimin natyral të kolagjenit, duke ofruar
rezultate graduale, të qëndrueshme dhe shumë natyrale. I përshtatshëm për ata që kërkojnë një
transformim të butë, pa ndryshuar tiparet, por duke rikthyer freskinë dhe strukturën e fytyrës.

![Portret me teksturë natyrale të lëkurës](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/local-e91d282575-eden-lekure-natyrale-foto-e-permiresuar.webp)

## Si funksionon Sculptra?

Sculptra përmban acid polilaktik (PLLA), një biostimulues që aktivizon fibroblastet për të prodhuar
kolagjen të ri. Ndryshe nga filler-at tradicionalë që japin volum të menjëhershëm, Sculptra punon në
mënyrë progresive duke:
Përmirësuar elasticitetin e lëkurës
Rritur densitetin dhe trashësinë e indeve
Rikthyer volumin e humbur për një pamje të freskët dhe natyrale
Rezultatet shfaqen gradualisht përgjatë 6–12 javëve dhe zgjasin deri në 2 vjet.

## Për kë rekomandohet?

Sculptra është ideal për:

- Humbje volumi në fytyrë
- Vijat e thella nasolabiale dhe marionette
- Rënie të përgjithshme të kontureve të fytyrës
- Ata që preferojnë rezultate natyrale dhe afatgjata

Trajtim të lëkurës së hollë, të lodhur dhe pa elasticitet

## Çfarë zonash mund të trajtohen?

- Faqet
- Forma e nofullës
- Tempulli
- Mjekra
- Zona preaurikulare
- (Nuk përdoret për buzët dhe rreth syve.)

![Portret me teksturë natyrale të lëkurës](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/local-e91d282575-eden-lekure-natyrale-foto-e-permiresuar.webp)

![Portret me teksturë natyrale të lëkurës](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/local-e91d282575-eden-lekure-natyrale-foto-e-permiresuar.webp)

![Specialiste e Eden Laser Clinic me pajisjen laser](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/eden-specialistja-laser.jpg)

## Si zhvillohet trajtimi?

Procedura zgjat 20–40 minuta

Përdoret anestetik lokal për komoditet

Pas injektimit bëhet një masazh i lehtë për shpërndarje të barabartë të produktit

Kthim i menjëhershëm në aktivitetet e përditshme

Logjika “5-5-5” rekomandohet: masazhoni zonën 5 minuta, 5 herë në ditë, për 5 ditë.

## FAQs

Keni ndonjë pyetje që nuk është renditur më poshtë? Vizitoni faqen tonë të Pyetjeve të Shpeshta për të gjetur më shumë përgjigje dhe informacion rreth gamës sonë të plotë të procedurave me lazer, lëkurë, trup dhe kozmetikë.

**Sa seanca duhen?**

Zakonisht: 2–3 seanca, me interval 4–6 javë.

Sasia e produktit përcaktohet individualisht, në bazë të humbjes së volumit dhe qëllimit estetik.

**Kur duken rezultatet?**

Volumi i parë që shihni pas procedure vjen nga uji i përzier me Sculptra dhe është kalimtar.

Rezultati i vërtetë fillon të shfaqet gradualisht nga java e 3–4 e trajtimit, dhe vazhdon të përmirësohet për disa muaj.

**Pse të zgjedhësh Sculptra? – Përfitimet**

Rezultate afatgjata (18–24 muaj)

Efekt super natyral

Stimulon kolagjenin, nuk mbush thjesht volumin

Përmirëson cilësinë e lëkurës

Rikthen konturet pa e ndryshuar identitetin tuaj

![Portret me teksturë natyrale të lëkurës](https://edenlaser.al/wp-content/themes/eden-clinic-studio/assets/images/local-e91d282575-eden-lekure-natyrale-foto-e-permiresuar.webp)

## Kujdesi pas trajtimit

✔ Masazh sipas rregullit 5-5-5

✔ Shmangia e ushtrimeve intensive për 24 orë

✔ Pa sauna apo nxehtësi ekstreme për 48 orë
