Gjej Klinikën Tonë

Zbulo Eden

REZERVO TANI

DermaClear?

DermaClear nga Alma Laser është sistemi më modern për hidrodermabrazion, i krijuar për pastrim të thellë, eksfolim dhe hidratim intensiv të lëkurës. Me teknologji të trefishtë veprimi dhe solucionet aktive të Alma, DermaClear largon papastërtitë, yndyrën, qelizat e vdekura dhe pikat e zeza, duke i rikthyer lëkurës shkëlqimin dhe freskinë natyrale.

Trajtimi

Çfarë trajton DermaClear?

Poret e bllokuara dhe pikat e zeza Lëkurën e yndyrshme ose të kombinuar Lëkurën e thatë dhe të dehidratuar

Teksturën e pabarabartë Aknet e lehta Lëkurën e zbehur dhe pa shkëlqim Papastërtitë e grumbulluara prej makeup-it dhe smogut

Përfitimet

Përfitimet kryesore të DermaClear – Alma Laser

Ky trajtim mund të zbutë vijat e holla dhe rrudhat në disa zona të fytyrës, qafës, dekoltesë apo duarve, si dhe do të zëvendësojë vëllimet e humbura për shkak të moshës, duke përfshirë:

01

Pastrimi i thellë i poreve

Teknologjia unike e thithjes me cikël të mbyllur heq pikat e zeza, papastërtitë dhe yndyrën e tepërt pa irrituar lëkurën.

02

Eksfolim i kontrolluar

Koka speciale me systemin vortex dhe solucionet aktive largojnë qelizat e vdekura, duke përmirësuar menjëherë teksturën.

03

Hidratim dhe ushqim intensiv

Serumet DermaClear depërtojnë thellë për të hidratuar, qetësuar dhe balancuar lëkurën, duke i dhënë një pamje të shëndetshme dhe të ndritshme.

04

Trajtim i sigurt për çdo tip lëkure

I përshtatshëm për:

  • lëkurë të yndyrshme
  • lëkurë sensitive
  • lëkurë me akne
  • lëkurë të thatë
  • fototipe të ndjeshme ndaj trajtimeve agresive
05

Rezultate të menjëhershme, pa downtime

Lëkura duket më e pastër, më e butë dhe më e hidratuar që pas seancës së parë.

REZERVO TANI

Procesi

Si funksionon DermaClear?

01

DermaClear përdor një sistem me tre faza: 1. Pastrim & Eksfolim Koka me presioni me vakum heqin qelizat e vdekura dhe pastrojnë shtresën sipërfaqësore të lëkurës.

02

2. Thithje e thellë e poreve Sistemi me cilinder rrotullues nxjerr papastërtitë nga porët, duke larguar sebumin, pikat e zeza dhe bakteret.

03

3. Infuzion i serumeve aktive Serume me acid laktik, acid salicilik, acid glikolik dhe përbërës qetësues depërtojnë në thellësi për hidratim të menjëhershëm.

Rezultati? Lëkurë më e pastër, më e lëmuar, më e ndritshme dhe më e balancuar.

REZERVO TANI

Për kë rekomandohet DermaClear?

DermaClear është trajtimi ideal për:

  • persona me porë të bllokuara
  • lëkurë me yndyrë ose akne
  • lëkurë që ka nevojë për detox
  • ata që duan glow të menjëhershëm
  • përgatitje të lëkurës para trajtimeve të tjera estetike

Mund të bëhet nga adoleshentë deri te lëkurat më të pjekura, pa rrezik irritimi.

Sa shpesh rekomandohet trajtimi?

Një herë në 4–6 javë për mirëmbajtje të lëkurës. Për lëkura shumë të yndyrshme ose me pore të bllokuara – çdo 2–3 javë.

Alma Laser

Pse të zgjedhësh DermaClear nga Alma Laser?

  • ✔ Teknologjia më e avancuar e hidrodermabrazionit
  • ✔ Rezultate të dukshme që pas seancës së parë
  • ✔ Pa skuqje të rëndë dhe pa downtime
  • ✔ Kombinohet perfekt me NIR, laser, peelinge dhe RF
  • ✔ Ideale si trajtim bazë për lëkurë të shëndetshme
  • ✔ Më i fuqishëm se trajtimet e zakonshme të pastrimit të fytyrës
REZERVO TANI